SPORT, 22 Nëntor 2021, 19:28

 Tri penallti, VAR dhe shumë raste, Egnatia frenon Dinamon në “Elbasan Arena”

 Tri penallti, VAR dhe shumë raste, Egnatia frenon Dinamon në

Dinamo dhe Egantia nuk arritën të riktheheshin te fitorja në kampionat duke barazuar 1-1 mes tyre në Elbasan Arena në një sfidë shumë të luftuar në të cilën u akorduan tri penallti, ndërkohë që edhe sistemi VAR u bë protagonist.

Egantia që vinte në këtë sfidë pas dy barazimesh radhazi gjeti epërsinë me Bruno Telushin me penallti pas 8 minutash lojë, por po me penallti u kundërpërgjigj Dinamo me Agim Ibraimin në minutën e 32-të.

Në pjesën Edvan Bakaj tregoi dhe njëherë që është një specialist në pritjen e 11-metërshave duke ndalur Pedro Auguston me një superpritje, ndërkohë që sistemi VAR i anuloi një gol Allmuçës së miqve për një pozicion milimetrik jashtë loje.

Në fund 1-1 me dy skuadrat që morën nga një pikë dhe mbetën në vendnumëro në renditje.