SPORT, 22 Nëntor 2021, 13:41

Dybala premton besnikëri, argjentinasi zbulon akordin, edhe pesë vite në Torino

Dybala premton besnikëri, argjentinasi zbulon akordin, edhe pesë vite

Pa Dybala në fushë, por me Bonucci që bën liderin, Juve u rikthye në Torino me tre pikë të plota pas transfertën kundër Lazio, ku mjaftuan dy penallti të ekzekutuara saktë nga kapiteni.

Tifozët e “Zonjës së Vjetër” kanë një tjetër arsye më shumë për të festuar pasi sulmuesi argjentinas ka zbuluar se mes tij dhe drejtuesve bardhezi është gjetur akordi total për rinovimin e kontratës.

I pyetur mbi këtë teme, Dybala u shpreh se shpreson që edhe pas pesë vitesh të jetë sërish në Torino, një detaj që konfirmon se argjentinasi ndihet komod dhe se zyrtarizimi i rinovimit është thjeshtë çështje kohe.