TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester United shkarkoi të dielën në mëngjes trajnerin Ole Gunnar Solskjaer pas asaj humbjeje turpëruese ndaj Watford, i cila vinte si rrjedhë e disa rezultateve negative në kohët e fundit.
Norvegjezi humbi besimin dhe mbështetjen e disa lojtarëve të “Djajve të Kuq” në dhomat e zhveshjes, por kishte edhe mbështetës, e një ndër këta të fundit ishte Cristiano Ronaldo.
Kujtojmë që CR7 ka qenë bashkëlojtar me Solskjaer kur u transferua për herë të parë në “Old Trafford” dhe kur u rikthye pas 12 vitesh e gjeti atë i trajner.
Portugezi pak minuta më para ka bërë një postim emocionues në “Instagram” për largimin e Ole, ku e vlerëson atë si prefosionist dhe si njeri.
Ai ka qenë sulmuesi im kur erdha për herë të parë në Old Trafford dhe ai ka qenë trajneri im që kur u ktheva te Man.Uniteed. Por mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e shquar. I uroj më të mirat në çdo gjë që i ka rezervuar jeta.
Ti e meriton...
View this post on Instagram