SPORT, 23 Nëntor 2021, 11:21

Rikthehet Champions-i/ Juventusi, Barcelona dhe Junajtidi në fushë, tetë ndeshjet që do të luhen mbrëmjen e sotme

Rikthehet Champions-i/ Juventusi, Barcelona dhe Junajtidi në fushë,

Rikthehet Champions-i ditën e sotme, teksa do të zhvillohen tetë ndeshje.

Në orën 18:45, do të luhen dy sfida, Dinamo Kiev-Bajern Mynih dhe Vijareal Mançester Junajtid, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për të hedhur hapin e kualifikimit për më tej.

Në orën 21:00, supersfida e mbrëmjes do të jetë ajo mes Çelsit dhe Juventusit në stadiumin “Stamford Bridge” ku do të vendosë fatin e vendit të parë të grupit H.

Barcelona do të ndeshet në “Camp Nou” ndaj Benfikës ku kërkohen me çdo kusht tre pikët për tu kualifikuar për raundin tjetër. Ndeshje përcaktuese pritet të jetë dhe sfida Jang Bojs-Atalanta, ku të dyja ekipet duan kualifikimin.

Takimet e tjera janë, Lilë-Salzburg, Malmo-Zenit, Sevija-Volfsburg.