SPORT, 22 Nëntor 2021, 14:30

Lajme të këqija për Juventusin, titullari jashtë fushe për tetë javë

Lajme të këqija për Juventusin, titullari jashtë fushe

Juventusit do t’i duhet të bëjë pa mbrojtësin Danilo në tetë javët në vazhdim.

Braziliani u dëmtua në sfidën ndaj Lacios dhe doli nga fusha me barelë, ndërsa nga ekzaminimet e kryera ditën e sotme, është bërë me dije nga klubi bardhezi se mbrojtësi do të qëndrojë jashtë fushë për tetë javë.

30-vjeçari do të rikthehet në fund të janarit, për sfidën që Juve do të luajë ndaj Milanit në kampionat.

Një mungesë e madhe për Alegrin që i ka besuar brazilianit një vend titullari që pas ardhjes së tij në pankinën e bardhezinjve.

“Testet diagnostike që Danilo iu nënshtrua mëngjesin e sotëm në treguan një dëmtim të shkallës mesatare në muskulin e kofshës së majtë. Kohët e rikuperimit pritet të jetë 8 javë’’, shkruhet në komunikatën e Juventusit.