TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana pëson humbjen e parë për këtë sezon, duke u mundur 2-1 në Shkodër nga Kukësi, që rikthehet tek fitorja.
Një ndeshje që u vendos nga golat e dy ballkanasve Milunovic (49') dhe Basa (88') për Kukësin, ndërsa Seferi (82') nuk i mjaftoi Tiranës.
Në “Loro Boriçi”, skuadra e Diego Longos arriti që të marrë maksiumin ndaj bardhebluve, duke ngushtuar diferencën me kryesuesit e kampionatit në tri pikë.
Merr fund dhe seria pa humbje në Abissnet Superiore për ekipin e Shehit, që ndaj Kukësit nuk ia doli që të merrte pikë, duke e mbyllur me humbje këtë fazë të parë.
Diego Longo i befasoi të gjithë me formacionin duke hedhur nga minuta e parë Domin dhe Gavazjan, të cilët luanin për herë të parë këtë sezon si titullarë në kampionat ndaj kampionëve në fuqi.
Java e 9-të e Abissnet Superiore
Kukësi-Tirana 2-1
(Milunovic 49′ Seferi 82′ Basa 88′)