SPORT, 18 Maj 2023, 19:11

“Katër gishta për katër gola”, festa e Guardiolas me miqtë pas fitores ndaj Real Madridit, bujë në rrjetet sociale

“Katër gishta për katër gola”, festa e Guardiolas me

Pep Guardiola ka festuar fitoren ndaj Real Madrid (4-0) me rrethin e tij më të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe fotoja është realizuar në një dhomë private në stadiumin Etihad.

Kjo foto ka tërhequr vëmendje, pasi që të gjithë burrat që ishin të pranishëm kishin ngritur katër gishta, në shenjë të katër golave të Man. City-t.

Pep shoqërohej nga Maniel Estiarte (ndihmësi kryesor), Pere Guardiola (vëllai i tij), Mauricio Macri (ish-presidenti argjentinas), Khaldoon al-Mubarak (president i Manchester City) dhe disa drejtues të tjerë të klubit.

“Kisha ndjesinë këto ditët e fundit se kishim një përzierje qetësie dhe qëllimi për të luajtur këto lloj ndeshjesh. E gjithë dhimbja që patëm vitin e kaluar ishte këtu dhe tani. Ishte shumë e vështirë se si humbëm”.

“Ky ekip është kaq i përulur. Unë jam shumë krenar. Ata e marrin çdo garë seriozisht. Unë e urrej arrogancën në një farë mënyre, kur ti beson se je diçka që nuk je. Tani ata morën shpërblimin e tyre. Jeta të jep gjithmonë një mundësi tjetër”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

Man. City do të luajë me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor në Stamboll, që do të jetë finalja e tyre e dytë evropiane në tre vitet e fundit.