SPORT, 18 Maj 2023, 14:30

Disfata në gjysmëfinale, reagon Zhiru: Nuk shënuam dot, por rivalëve u duhen njohur meritat

Disfata në gjysmëfinale, reagon Zhiru: Nuk shënuam dot, por

Ëndrra europiane e Milanit mori fund të martën. Pas 2-0 në ndeshjen e parë, kuqezinjtë humbën edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions-it kundër Interit 1-0.

I intervistuar në mikrofonat e “Sky Sport”, Olivie Zhiru shpjegoi: “Në këto nivele, detajet bëjnë diferencën. Në ndeshjen e parë, Interi shënoi dy gola në tre minuta. Në kthim, për të përmbysur gjithçka, duhej të kishim shënuar në pjesën e parë. Nuk ia dolëm, por besuam deri në fund.

Pas golit të Lautaros, gjithçka u komplikua edhe më shumë. Sivjet i mundëm në ndeshjen e parë në kampionat, por në këto dy ndeshje ata e merituan kualifikimin. Kur humb në këtë mënyrë rivalëve u duhen njohur meritat”.