SPORT, 18 Maj 2023, 12:49

Ka ndodhur prej 10 sezonesh radhazi, ja statistika e veçantë që i “jep” Interit fitoren në Champions

Ka ndodhur prej 10 sezonesh radhazi, ja statistika e veçantë që

Mançester Siti dhe Interi do të ndeshen me njëri-tjetrin në finalen e këtij viti të Ligës së Kampionëve, që do të mbahet në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, më 10 qershor, ora 21:00.

Edhe pse “qytetarët” e Pep Guardiolës janë dukshëm favorit, ajo që i jep shpresë zikaltërve është tradita e veçantë që vazhdon në Champions që nga viti 2013.

Për 10 sezone radhazi, të paktën një lojtar kroat ka arritur të fitojë Champions-in dhe kjo statistikë flet në favor të Interit.

Mançester Siti nuk ka asnjë kroat në skuadër, ndërsa për zikaltërit aktivizohet Marselo Brozoviç.

Do të shikohet nëse kjo traditë do të vazhdojë dhe këtë vit, apo nëse do të thyhet nga skuadra e Guardiolës.

KROATËT QË KANË FITUAR CHAMPIONS-IN NGA VITI 2013:

Mario Mandzukiç – Bajern Mynih 2013

Luka Modriç – Real Madrid 2014

Ivan Rakitiç – Barcelona 2015

Luka Mordiç, Mateo Kovaçiç – Real Madrid 2016

Luka Mordiç, Mateo Kovaçiç – Real Madrid 2017

Luka Mordiç, Mateo Kovaçiç – Real Madrid 2018

Ivan Perisiç – Bajern Mynih 2020

Mateo Kovaçiç – Çelsi 2021

Luka Modriç – Real Madrid 2022.