AKTUALITET, 24 September 2026, 11:12

Skandali me SHISH/ Ndihmuan Agasin, GJKKO lë në burg shefin e Policisë Shkencore Kalluci dhe Embro Sulejmanin

Sot mbahet seanca në GJKKO për Vlora Hysenin në orën 12:00. Ndërkohë GJJKO la në burg  shefin e laboratorit të Policisë, Fatjon Kalluci, dhe punonjësin e shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani.

Në GJKKO mbërriti avokati i Embro Sulejmanit.

Fatjon Kalluci akuzohet për zbulimin e akteve dhe të dhënave sekrete, kurse Embro Sulejmani për përkrahje të autorit të krimit. Gjatë seancës në GJKKO, ata nuk kanë folur, por janë përfaqësuar nga vokatët e tyre. Këta të fundit kërkuan masë më të butë sigurie dhe shpalljen e moskompetetncave, por kërkesa nuk u pranua nga gjyqtarja e çështjes.

 Fatjon Kalluci me detyrë shef i policisë shkencore, i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht para se të arrestohej 3 foto të ekspertizës se makinës “Landrover deffender” me targe GG444AA të gjetur në Equos Resort.

Ndërsa Sulejmani i dërgonte ushqime në banese ku qëndronte i fshehur. Të dhënat janë zbuluar në telefonin e Agasit.