AKTUALITET, 24 September 2026, 11:04

Kuvendi/ Deputetët e opozitës rrethojnë Blendi Klosin, rrëzohet kërkesa e PD për ndryshimin e rendit të ditës! Bllokohet foltorja, Peleshi njofton pushim

Maxhoranca socialiste rrëzoi me 72 vota kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të diskutuar në lidhje me skandalin e Vlora Hysenit, e cila u la në arrest shtëpie dhe u shkarkua nga detyra e kryetares së SHISH, për shkak se ndihmoi Ergys Agasin në arrati.

Deputetët demokratë bllokuan Foltoren dhe nisën t’i binin tavolinave në shenjë revolte për rrëzimin e kërkesës së tyre për rendin e ditës.

Kryetari i kuvendit, Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e seancës për 10 minuta.

“Derisa të lirohet Foltorja, 10 minuta pushim”, tha kryeparlamentari.

Ndërsa Blendi Klosi u ngjit në podium për të mbajtur fjalën e tij duke iu përgjigjur Sali Berishës, deputetët e opozitës e rrethuan.

Në seancë ka nisur kaosi pasi u refuzua edhe kërkesa e PD për ndryshimin e rendit të ditës duke kaluar te debati për Vlora Hysenin.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, ndërsa të tjerë u bien tavolinave duke thirrur “narkoshteti.”

Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit njoftoi 10 minuta pushim.