TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e Divjakës edhe mbrëmë kanë vijuar protestën kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes të cilave edhe asaj të Divjakës (që do bashkohet me bashkinë Lushnjë).
Në mbrëmjen e 17-të të protestës banorët bënë thirrje për mbështetje më të madhe nga ana e qytetarëve duke u shprehur se bashkia e tyre nuk mund të shkrihet për një kapriço politike.
“Do e mbrojmë Divjakën tonë”, tha një qytetar.
“Kjo gjë është jokushtetuese. Këta duan që të përqendrojnë pushtetin në një dorë. Si mund të shkrish një bashki për çështje politike. Nuk mund të shkrish një identitet për një kapriço politike. Do ta mbrojmë deri në momentin e fundit”, tha një tjetër.
Protesta u mbyll me një marshim në rrugët e qytetit, ndërsa pjesëmarrësit njoftuan se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim.