TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në revoltën studentore që ka shpërthyer në Shqipëri, është vënë re se protestuesit nuk pranojnë deputetët e Partisë Demokratike, duke i përzënë në disa raste.
Ylli Rakipi ka pyetur Luçiano Boçin për këtë çështje në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus. Nënkryetari i PD, e lidhi me episode të veçuara që ndodhin nga elementë të caktuar, por nuk e pranoi se qytetarët e barazojnë PD-në me mazhorancën.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: PD i mbështet protestat, por sa është prezente aty? Këto partitë e reja janë aty, vërtiten aty. Por kemi parë edhe disa deputetë tuaj që janë përzënë nga sheshi. Pse ju barazojnë në shesh me Edi Ramën?
Luçiano Boçi: Këtë pyetje të konsumuar nuk e mnedoja se do e gjeja këtu në studion tuaj. Nuk ka as kuriozitete dhe as ndonjë intrigë politike. Është e qartë. Patjetër brenda protestës është thënë se ka rryma, grupime, njerëz të zemëruar që e shprehin në forma të ndryshme. Ka një zemërim dhe zëmërimi është emocion. Njeriu, i riu, e identifikon deputetin e majtë dhe të djathtë, nuk e ndan mirë rolin e një deputeti në vendimarrjen qeverisëse dhe përgjegjësitë që kanë të dyja palët. Këta 18-20 vjeçarët, kur PS ka marrë pushtetin ishin 5 vjçc, pa logjikë politike. Janë rritur brenda këtij sistemi.
Ylli Rakipi: Pse thërrasin "Rama n'burg, Berisha n'burg?
Luçiano Boçi: Ka rryma që e përcjellin. TI more një rast, një incident. Pse nuk merr rastet e tjera kur kemi qenë prezentë?
Ylli Rakipi: Nuk e kam me ty se ti nuk ke rrëmbyer vendin. Ata nuk janë në moshë të madhe por kuptojnë se çfarë ka ndodhur në këtë vend për 36 vjet, e quajnë establishment të vdekur.
Luçiano Boçi: Është edhe anti-politikës, fut të gjithë.