AKTUALITET, 20 October 2026, 18:08

Merr fund qetësia në Bulevard/ Molotovë dhe gurë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Merr fund qetësia në Bulevard/ Molotovë dhe gurë drejt

Qetësia mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë ka zgjatur rreth dy orë, përpara se situata të tensionohej sërish.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka hedhur një molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Pas këtij veprimi, disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë.

Efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, policia ka përdorur edhe plumba gome në drejtim të protestuesve.

Situata para Kryeministrisë mbetet e tensionuar, pas rikthimit të përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.