TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se Rama duke mos u dorëhequr vetëm po shton agoninë e qeverisë së tij.
Pjesë nga biseda në studio:
Rakipi: Rama është absolutisht i vendosur të mos dorëhiqet. Ç’ndodh në këto raste?
Tela: Ose jep dorëheqjen kryeministri, ose protesta shtypet me dhunë, ose vijon në moment të dytë. Ajo që po ndodh, është një agoni e zgjatur e kësaj mazhorance. E cila duhet të tërhiqët dhe të provojë nëse e ka mbështetjen popullore.
Rakpi: Si mund ta detyrojnë studentët Ramën të dorëhiqet? Kështu mund të vijojë si në Serbi 2 vjet.
Tela: Unë mendoj se nëse realizohen pesë kërkesat që kanë që nga 1 qershori, them se në fund të ditës Rama mund të dalë sërish fitues në zgjedhje, por do të ketë paqe sociale dhe ky vend mund të integrohet shumë më shpejtë. Nëse mazhoranca tërhiqet, kryeministri që ka në dorë të gjithë pushtetet, mund të ndryshojë ligjin elektoral, mund të bëjë qeveri teknike një vjeçare dhe në fund të një viti, mazhoranca mund të fitojë sërish.
Rakipi: Si mund ta detyrojnë Ramën të dorëhiqet?
Tela: Ndoshta kryeministri përdor policinë për tu mbrojtur, por në fund të ditës kjo do zgjidhje me tërheqje qeverie, sepse ajo që ka nisur nga 1 qershor do të vijojë të përsëritet dhe agonia e kësaj qeverie mund të zgjatet.