AKTUALITET, 20 October 2026, 21:44

"Ka hile nga partitë që i vijnë vërdallë protestës dhe naivitet..."/ Alban Dudushi: Protesta ka detyrim të shtrojë platformë!

"Ka hile nga partitë që i vijnë vërdallë

Alban Dudushi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se protesta duhet të shtrojë platformë dhe të dialogojë, pasi rreth saj vijnë vërdallë politikanë që duan që të vijojë kështu pa zgjidhje. 

Alban Dudushi: Po të shikoni edhe në periudhën e flamingove, kam qene me pedagogët në studio dhe kam thënë duhet të vijojë protesta aq shumë sa të fitojë pjekuri politike për të krijuar një realitet të ri politik në Shqipëri. Nuk e krijoi katër muaj me protestën e flamingove, për të krijuar formacion politik. Kjo masë njerëzish që ka dalë në protestë, protesta e ka detyrimin të krijojë formacionet e saj që futen edhe në dialog dhe shtrojnë platforma. Kjo nuk ndodhi as te flamingo dhe me sa duket e pengojnë të ndodhin edhe tani. Ka edhe hile të mëdha edhe naivitet. Hilet janë nga partitë që i rrinë vërdallë protestës. Nga ana tjetër, naiviteti është te ata që i bien supeve, por i thonë vazhdoni siç e keni. Kush do, të bjerë Rama dhe pastaj shohim e bëjmë, të gjithë ata janë aty vërdallë nuk guxon njeri të thotë, mund të organizojmë protestën dhe të përballemi me Ramën me platforma, edhe me atë që thotë ai të ulemi në tryezë dhe të flasim. 

Artan Hoxha: Mbase nuk duan të përfaqësohen politikisht, kanë një kërkesë, kryeministër jep dorëheqjen. Ti në '98 e ke ndjekur protestën? Pse kryeministri Nano e dha dorëheqjen? 

Alban Dudushi: Ra protesta, u shuajt ajo që ndodhi me grusht shteti..

Artan Hoxha: Nuk ka lidhje. Pse sot qenka e pamundur që kryeministri të lëvizë? Çdo gjë vërtitet rreth Ramës. Rama nuk është shetti. Protestuesit nuk po rrëzojnë shtetin.