TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestat studentore në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen edhe në Gjermani. Deputeti i CDU-së në Bundestag, Knut Abraham, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka shprehur shqetësimin për situatën në Tiranë dhe kërkesat e protestuesve.
Abraham ka vënë në dukje kërkesat e qytetarëve për t'i dhënë fund korrupsionit, favoreve politike dhe lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës.
Sipas deputetit gjerman, këto kërkesa janë në përputhje me vlerat europiane që Shqipëria është zotuar të mbështesë.
Reagimi i tij vjen në ditën e tetë të protestave në Tiranë, ku studentët dhe të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Reagimi i plotë i Knut Abraham në X:
“I kam ndjekur protestat në Tiranë me shqetësim të thellë. Qytetarët kërkojnë fundin e korrupsionit, favoreve politike dhe lidhjeve midis krimit të organizuar dhe politikës. Këto kërkesa pasqyrojnë vlerat europiane që Shqipëria është zotuar të mbështesë.”
