AKTUALITET, 20 October 2026, 21:45

“Në protestë nuk janë kriminelët, ka dalë populli”, Dudushi debaton me Hoxhën: Të arrestuarit janë me precedentë penalë

“Në protestë nuk janë kriminelët, ka dalë

Gazetari Artan Hoxha debatoi ashpër me analistin Alban Dudushi, në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, për personat e inkriminuar në protestën e studentëve. Ndërsa Dudushi tha se janë gjysma e tyre me precedentë penalë, Holxha iu përgjigj se në shesh është populli.

Pjesë nga debati 

Dudushi: Te kjo që tha Tani që shumica e të arrestuarve janë adoleshentë, vetëm kisha një pyetje që a e pa sot, ata të arrestuarit, sa ishin me precedentë penalë, grupi i zjarrit? Nuk është aq bardh e zi.

Hoxha: Ai raporti nuk është aq i saktë, por do të flasim edhe për këtë.

Dudushi: Kur intitucionet nxjerrin një gjë, kanë përgjeëgjësinë për atë.

Hoxha: Ti e di që kur ndodh një vrasje, policia nuk merret me autorin e krimit, por thotë se viktima është me precedent penalë. Nëse janë me precedent penal, pse i lë të hyjnë?

Dudushi: Po nuk ka filtra aty.

Hoxha: Ka filtra, se po i pret në çdo derë gjimnazi. 

Dudushi: Ata ka kapur.

Hoxha: Çfarë ka kapur, nga 1000 vetë sa janë ata. Nuk mund t’i bësh pis të gjithë protestuesit se janë kapur 3 kriminelë.

Dudushi: Nuk është kjo arsyeja. Tregoi se sa janë me precedent penalë.

Hoxha: As 2 për qind.

Dudushi: Si as 2 për qind. Janë gjysma.

Hoxha: E ke gabim.

Dudushi: Por kjo s’do të thotë se e gjithë protesta është me precedentë penalë brenda.

Hoxha: Kjo është derisa e vë theksin. Çfarë pune bën policia, ajo kriminale, operacionale, cvcfarë bëjnë.

Dudushi: Ja pra ata që bëjnë pis protestën janë kapur.

Hoxha: Hajde nesër te gjykata penale se kush do të vijë për masë sigurie. Do të jenë gjimnazistë dhe studentë.

Dudushi: Ky është muhabet koti.

Hoxha: Në protestë nuk janë kriminelët ka dalë populli.