AKTUALITET, 20 October 2026, 21:59

"Pse nuk del palaço të flasë, po ia rrahin deputetët në rrugë!"/ Hoxha debaton ashpër me Dudushin për Ramën

"Pse nuk del palaço të flasë, po ia rrahin deputetët

Artan Hoxha dhe Alban Dudushi kanë debatuar ashpër në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, për Edi Ramën dhe qëndrimin e tij ndaj revoltës studentore. 

Pjesë nga debati: 

Artan Hoxha: Pse nuk del ai palaço të flasë? Nuk mbledh dot Parlamentin ai. Jeni në vete ju? Ka humbur kontrollin, po ia rrahin deputetët në rrugë. 

Alban Dudushi: Të ikë tani?

Artan Hoxha: Ka gënjyer pafundësisht, por të ikë. Vajti zv.kryeministrja në SPAK aty, ju shtua akuza. 

Alban Dudushi: SPAK vazhdon punë e vet, ju tuajën. 

Artan Hoxha: Vetëm mos ikë Rama, aman o Zot...

Alban Dudushi: Është çështja se çfarë vjen nga mbrapa. 2027 është e rëndësishme. Në fund të 2027 duhen mbyllur kapitujt. 

Artan Hoxha: Pse do presim Edi Ramën ne? E kemi pritur 16 vjet. Premtoi 21 janarin, nuk e zgjidhi. 

Alban Dudushi: Nuk bëhet ndërrimi me karton të kuq. 

Artan Hoxha: Sot ka një zgjidhje dhe problemi është Edi Rama. 

Alban Dudushi: Ka një energji që është e matshme në zgjedhjet e fundit. Ka një energji që është e pashfrytëzuar dhe është aty. Ka nevojë për forcë politike kjo. 

Artan Hoxha: Ikën ky dhe vijnë forcat mbrapa. Çdo gjë e sheh si me Ramën kryeministër. Pa Ramën nuk zgjidhet...