AKTUALITET, 20 October 2026, 17:57

Fier/ Dyshohet se keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar në kopsht, nëna e tij dhunon edukatoren pas ngjarjes

Fier/ Dyshohet se keqtrajtoi fëmijën 4-vjeçar në kopsht,

Një edukatore në një kopsht shtetëror në Fier ka keqtrajtuar një fëmijë 4-vjeçar, ndërsa nëna e të miturit ka ushtruar dhunë ndaj 44-vjeçares.

Për ngjarjen, policia ka proceduar penalisht dy gratë, përkatësisht edukatoren 44-vjeçare, me inicialet E. P., dhe nënën 29-vjeçare, E. L., të dyja banuese në Fier.

 Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se edukatorja ka keqtrajtuar në ambientet e kopshtit fëmijën e mitur, ndërsa nëna e tij ka marrë hak duke ushtruar dhunë ndaj 44-vjeçares.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier, pasi 44-vjeçarja, edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po vijon procedurat përkatëse për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.