TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alketa Grepçka, pedagoge në Universitetin Bujqësor të Tiranës, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus rrëfeu pjesëmarrjen e saj në protestën e studentëve, që nga ditët e protestës së Flamingove deri në ditën e 8 të protestës që është shndërruar e dhunshme.
Ajo u shpreh në mbështetje të protestës, por u tha se mbështetja e pedagogëve erdhi shumë vonë. Po kështu ajo kritikoi faktin që mësuesit nuk u bashkohen nxënësve në protestë.
“Nuk quhet më një protestë, kryeministri e quajti luftë hibride. Ndërsa vetë protestuesit, të rinjtë, pasi aty marrin pjesë edhe gjimnazistë, studentë, të rinj që kanë mbaruar shkollën dhe janë në punë. Ata në thirrjet e tyre nuk e quajnë protestë, por revolucion.
Ata thërrasin nëpër rrugë dhe e quajnë revolucion.
Nuk është më një revolucion kundër një qeverie, por kundër një regjimi.
Së treti, vitet e fundit nuk është luftë apo rezistencë ndaj policisë, por po shkojmë në juntë policore, pasi po shohim policinë që po hyn atje ku nuk e lejon as ligji dhe as procedura që zbatojnë.
Si u bashkova unë protestës? Jam bashkuar fillimisht protestës së flamingos, me shumë pedagogë dhe studentë të tjerë, për ditë me rradhë dhe nuk kemi marrë përgjigje.
Protesta e flamingove u reduktua dhe gati po shuhej.
Në shumë diskutime, na u duk e tepërt që 130 ditët të pritej për të marrë përgjigje ose reagim nga qeveria. Të gjithë shpreheshin që duheshin marrë veprime të mëtejshme për ta detyruar qeverinë të japë atë që ne kërkonim. U përballëm me lëvizjen studentore, dolën me një kërkesë së vetme, largimi i Ramës dhe qeverisë.
Fillimisht në auditore kishim studentë, por më pas u bashkuam me protestën. Edhe unë mora pjesë, për të parë edhe më afër se çfarë po ndodhte kryesisht te Ministria e Arsimit. Aty u përballa me një polici që përdorte vazhdimisht gaz lotjsellës. Nuk kuptoj se përse duhet të vijojë ta përdorë, duke dëmtuar edhe kalimtarët, madje është përdorur edhe afër maternitetit ku ka foshnje.
Reagimi i pedagogëve ka ardhur pak vonë. U njohëm me një peticion, me pesë pika kryesore, e firmosëm. Dje në rrjetet sociale mësuam se edhe studentët do t’i bashkoheshin protestës tonë, normalisht isha pro kësaj iniciative, mu duk shumë e mirë, duhet t’i bashkohemi studentëve, po dhunohet liria e tyre. Bëmë marshim para Kryeministrisë, nuk pati diskutime pasi studentët në mënyrë kategorike nuk pranojnë më fjalime.
U drejtuam për te Rruga e Durrësit përpara Ministrisë së Arsimit, pasi ajo konsiderohet nga protestuesit si kështjella e parë.
Shumica e pedagogëve nuk vijuan të qëndrojnë me studentët.
Përderisa shumica e pedagogëve ka pranuar bojkotin, edhe mësimi nuk do të zhvillohet. Edhe nga studentët është kërkuar shtyrje deri në 23-24. Studentët që kanë dalë në protestë, janë shumë të ndërgjegjshëm mbi atë që po bëjnë. Janë të organizuar dhe mbështesin njëri tjetrin. Ne jemi të paorganizuar. Ne dalim në mënyrë paqësore, por nuk u ofrojmë ndonjë alternativë atyre.
Aty marrin pjesë edhe gjithmnazistët. Vë re se kemi dy sindikata për mësuesit, dhe nuk vë re ndonjë organizim prej tyre. Nuk vë re as pjesëmarrje të mësuesve, organizimi për t’ju bashkuar protestës tonë. Nëse bojkotojmë ne dhe vazhdojnë mësuesit, është paradoksale”- tha Grepçka.