TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Administrata Doganore njofton se Ligji i Faljes vijon të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026, duke u dhënë bizneseve dhe subjekteve debitore mundësinë të përfitojnë nga lehtësitë e parashikuara.
Sipas të dhënave të publikuara nga Dogana, deri më 31 gusht 2026 janë regjistruar 815 raste përfituese. Në total, janë falur mbi 1.1 miliardë lekë detyrime doganore, penalitete dhe kamatëvonesa, ndërsa mbi 192 milionë lekë janë arkëtuar në buxhetin e shtetit.
Skema ndryshon në varësi të periudhës së detyrimeve. Për detyrimet e viteve 2015–2019, subjektet duhet të paguajnë 75% të detyrimit për të përfituar faljen e 25% të mbetur, si dhe faljen e plotë të penaliteteve dhe kamatëvonesave.
Ndërsa për detyrimet e periudhës 2020–2024, përfituesit duhet të paguajnë 100% të detyrimit, ndërsa përfitojnë faljen e plotë të penaliteteve dhe kamatëvonesave. Administrata Doganore u bën thirrje subjekteve debitore të mos presin ditët e fundit dhe të drejtohen pranë degëve doganore për të përfituar nga skema brenda afatit.
