TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në fondet e pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur, periudha që duhet të kalojë që punëmarrësi të fitojë të drejtën mbi kontributet e paguara nga punëdhënësi, do të shkurtohet me dy vjet.
Nëse një kompani paguan kontribute për pensionin privat të punonjësit dhe ai largohet nga puna pas 4 vitesh, sipas ndryshimit të propozuar, ai do ta ketë tashmë të fituar të drejtën mbi këto kontribute, pasi periudha e vesting-ut do të ulet nga 5 në 3 vjet. Pra, pas 3 vitesh, kontributet e paguara nga punëdhënësi nuk mbeten më të kushtëzuara nga përmbushja e një periudhe 5-vjeçare. Të drejtat e fituara ruhen edhe në rast të përfundimit të marrëdhënies së punës.
“Kuadri ligjor që ka përcaktuar qeveria është në sajë të ligjit ekzistues dhe ka ardhur në kuadrin e përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian. Ai përmirëson disa aspekte të ligjit ekzistues. Te ky draft duhet të duhet të kemi parasysh që ligji përcakton kthimin e fondit të pensionit nga 5 vjet në 3 vjet. Këtu kemi përfitimet që janë kundrejt punëdhënësit dhe përfitimet e punëmarrësit. Por në aspektet e punëmarrësit duket që kemi një lloj informacioni më shterues dhe më informues qoftë nga qeveria, qoftë nga institucionet e përmirësimit ose e administrimit të fondit”, u shpreh eksperti Gjergji Tafa.
Sipas tij, fondet e pensionit privat janë më të konsoliduara në vendet perëndimore, teksa i kanë më të sistemuara kornizat ligjore dhe organizative se në Shqipëri.
“Janë fonde të cilat burimet financiare i kanë relativisht të larta, transparenca është më e madhe për çdo investitor të fondit, administrimi është më i organizuar, ku punonjësit ose e thënë ndryshe kontribuuesit, duhet t'i dinë të gjitha mekanizmat edhe të riskut, edhe të përfitueshmërisë, por edhe të detyrimeve. Duke qenë se ky është një investim privat, atëherë ekziston mundësia që edhe risku të jetë relativisht i lartë kundrejt këtyre institucioneve. Dhe për këtë arsye, qeveria i jep garanci qytetarëve të vet që të investojnë në këto fonde, të jenë sa më fitimprurëse, por ndërkohë edhe të dinë që niveli i riskut nuk është se është zero. Kanë nivelet e tyre riskut, por dhe përfitueshmëria është në nivele të kënaqshme”, tha ai.
Për një shqiptar që lëviz për punë në një vend të BE-së dhe anasjelltas do të ketë rregulla për ruajtjen, transferimin dhe pagesën e të drejtave të pensionit.