TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar më tej mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku forcat e Policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe efektivët e repartit “Shqiponja”.
Gjatë ndërhyrjes është përdorur spraj me piper, i cili është përhapur mes turmës, duke prekur jo vetëm qytetarët që merrnin pjesë në protestë, por edhe vetë efektivët e Policisë.
Ky incident vjen pas përplasjeve të mëparshme mes protestuesve dhe uniformave blu, pasi disa qytetarë dolën përpara një furgoni policie, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët ndërhynë për t'i larguar protestuesit, ndërsa gjatë përplasjes u dëgjuan edhe thirrjet: “Mos i prek gocat!”.
Më herët gjatë protestës, Policia shoqëroi Edison Likën dhe Dritan Goxhajn, të cilët, sipas informacioneve paraprake, kishin refuzuar të merrnin fletëgjobat e vendosura ndaj tyre.
Tensionet vijojnë përpara Kryeministrisë, ku situata është përshkallëzuar pas ndërhyrjes së forcave të Policisë.