TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi prej rreth 1 kilogrami lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë është zbuluar ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit, në hyrje të Shqipërisë.
Lënda e dyshuar narkotike u zbulua gjatë kontrollit të imtësishëm të një furgoni tip “Renault”, në pronësi të një shtetasi me inicialet A. H., i cili kishte mbërritur në pikën kufitare rreth orës 00:30.
Sasia e dyshuar e kokainës ishte fshehur në një çantë jeshile, të vendosur në pjesën e pasme të automjetit, dhe u sekuestrua nga autoritetet.
Sipas njoftimit të Doganave, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll të vijës së dytë pas analizës së riskut dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Muriqanit.
Gjatë kontrollit, në pjesën e derës së pasme të furgonit u konstatua një çantë, brenda së cilës ndodhej një pako e mbështjellë me material ngjitës ngjyrë kafe të errët, që dyshohet se përmbante kokainë.
Pas zbulimit, rasti iu referua strukturave kompetente të Policisë për vijimin e procedurave ligjore. Ndërkohë, pas kontrollit të plotë të automjetit, nuk u konstatuan sende të tjera të kundërligjshme.
Autoritetet doganore kanë bërë me dije se kanë vënë në dispozicion të strukturave të Policisë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e hetimeve.