TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacionet e fundit lidhur me pasojat e shpërthimit të fuqishëm të ndodhur në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave paraprake të bëra publike nga Ministria, 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.
Sipas njoftimit, informacioni mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve do të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit, sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan.
Fatkeqësisht, nga ngjarja ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.
Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal Elbasan ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të personave të lënduar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në koordinim me strukturat përkatëse, po ndjek nga afër situatën për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit të nevojshëm shëndetësor.
Informacioni mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve do të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore.