TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke konfirmuar se ky i fundit është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë dhe nevojës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Sipas Ndrecës, prej afro dy javësh është kërkuar zyrtarisht kryerja e një ekzaminimi për të vlerësuar ecurinë e rikuperimit të frakturës, por deri më tani ai nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek procesin e rikuperimit të Veliajt.
Gjatë takimit, avokati ka bërë të ditur se kryebashkiaku i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal. Në këto shënime, sipas Ndrecës, janë pasqyruar përgjigjet që Veliaj i ka dhënë ministrit të Drejtësisë lidhur me disa kërkesa që, sipas kryebashkiakut, i janë përcjellë me porosi të kryeministrit Edi Rama.
Këto kërkesa, sipas pretendimeve të Veliajt, kanë të bëjnë me heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimin e tij te Arbër Hajdari, pranimin e autorësisë së protestave studentore dhe të Flamingove, si dhe distancimin nga avokati Plarent Ndreca.
Ndreca ka paralajmëruar se përgjigjet e Veliajt, të dokumentuara në faqet e ditarit personal, do të bëhen publike.
Reagimi i plotë i avokatit Plarent Ndreca:
“Dola nga takimi me Erionin.
Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike.”