AKTUALITET, 4 November 2026, 18:29

Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Refuzuan të merrnin fletën e gjobës, shoqërohen Edison Lika dhe Dritan Goxhaj, qytetarët rrethojnë furgonin e Policisë

Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Refuzuan të

Policia ka shoqëruar me forcë dy aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke shkaktuar tensione dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.

Sipas informacioneve, efektivët u kanë dhënë dy aktivistëve fletëgjobat për tubimin e zhvilluar këtë të mërkurë. Megjithatë, Lika dhe Goxhaj kanë pretenduar se protesta ishte e pajisur me lejen përkatëse, të cilën ia kanë paraqitur Policisë.

Pavarësisht kësaj, dy aktivistët nuk kanë pranuar të marrin fletëgjobat, çka ka bërë që një numër i madh efektivësh t'i shoqërojnë drejt një furgoni policie të parkuar pranë Kryeministrisë.

Gjatë shoqërimit, dy aktivistët kanë bërë rezistencë, ndërsa situata është tensionuar edhe më tej kur qytetarët e pranishëm kanë rrethuar furgonin e Policisë, duke u përpjekur të pengojnë largimin e efektivëve me dy të shoqëruarit.

Në mes të bulevardit janë regjistruar edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të Policisë, ndërsa situata ka krijuar tension gjatë zhvillimit të tubimit.