AKTUALITET, 4 November 2026, 18:41

PAMJET/ Tre kate të shkrumbuara dhe rrënoja gjithandej, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan

PAMJET/ Tre kate të shkrumbuara dhe rrënoja gjithandej,

Pamjet e mbërritura nga terreni tregojnë përmasat e shkatërrimit të shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi qytetin e Elbasanit. Ndërtesa është kthyer në një gërmadhë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ekipet e zjarrfikëses vijojnë të jenë në vendngjarje, ku po punojnë për të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të neutralizuar tymin e dendur që vazhdon të dalë nga apartamentet e përfshira nga flakët.

Nga banesat e dëmtuara kanë mbetur vetëm rrënoja, mure të shembura dhe mbetje të djegura. Forca e shpërthimit, e pasuar nga zjarri, ka shkatërruar pothuajse gjithçka në ambientet e brendshme të apartamenteve.

PAMJET/ Tre kate të shkrumbuara dhe rrënoja gjithandej,

Ngjarja ka pasur pasoja tragjike edhe në njerëz. Një grua e moshuar ka humbur jetën, ndërsa 10 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e një 69-vjeçari, i cili rezulton i zhdukur që prej momentit të shpërthimit.

Forcat e emergjencës dhe strukturat përkatëse vijojnë punën në terren për menaxhimin e situatës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.