AKTUALITET, 4 November 2026, 16:06

Humbja dërrmuese e republikanëve, flet ambasadori Nesho: Dihej kjo, edhe Obama humbi...

Humbja dërrmuese e republikanëve, flet ambasadori Nesho: Dihej kjo,

Ish ambasadori Agim Nesho, ka bërë një shpjegim për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, të cilat rezultuan dramatike për republikanët dhe Trump-in. 

Nesho deklaroi se kjo ndodh shpesh në zgjedhjet e mesmandatit dhe se kështu ka humbur edhe Obama, pra shkurt nuk është ndonjë gjëmë që i ka ndodhur Donald Trump-it. 

"Dihej që në zgjedhjet e mesmandatit gjithmonë partia humbëse në zgjedhjet presidenciale siç ishin demokratët, do të fitonin Kongresin. Kjo ka ndodhur me të gjithë presidentët në SHBA ku në mes të mandatit të tyre, partia rivale që është në opozitë, fiton Kongresin. Kjo i ka ndodhur Obamës edhe pse fitorja e tij ishte edhe më e madhe se këto përmasa. Bëntë një mazhorancë të frikshme në Senat. Kur kaloi në zgjedhjet e mesmandatit pas 2 vitesh, Kongresi u kthye në shifra po kaq të larta për republikanët. Është një mënyrë që opinioni publik në SHBA gjithmonë vë në funskionim kontrollin e ekzekutivit, vë në funskionim atë mekanizëm që siguron funksionimin e institucioneve demokratike, pavarësinë e tyre që është balanca e fuqive.

Kongresi ishte i pritshëm. Çështja e Senatit, ishte që mendohej se rezultati i republikanëve do të ishte 50/50, por diçka që do menaxhohej pasi Zëvendëspresidenti e kryeson dhe Senatin në vendimarrjet e tij kryesore. Deri tani rezultati është 54 vota, vijon numërimi në Alaska ku republikani është përpara por edhe në Minesota diferenca është shumë e ngushtë.

Ishte një fitore domethënëse e demokratëve të cilët do të jenë jo vetëm në kontroll të agjendave politike të Presidentit por në shumë raste pritet të jenë edhe bllokues pasi këto zgjedhje parapërgatisin zgjedhjet e vitit 2028", tha Nesho.