TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata nga zjarret vazhdon të përshkallëzohet ndjeshëm, ku vatra më problematike aktualisht është zhvendosur drejt fshatit Peshtan i Vogël. Flakët po përparojnë me shpejtësi, duke rrezikuar drejtpërdrejt dhjetëra banesa dhe qindra rrënjë ullinj në kulmin e sezonit të prodhimit. Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që u kanoset shtëpive, autoritetet kanë ndërmarrë evakuimin e banorëve të zonës. Përhapja e shpejtë e vatrës po shkakton dëme të konsiderueshme ekonomike për komunitetin lokal, pasi sipërfaqet e djegura ishin me pemë në prodhim të plotë.
Të indinjuar nga humbjet e pësuara, banorët e evakuuar pohojnë se përhapja e flakëve mund të ishte parandaluar nëse do të kishit ndërhyrje më efikase në fazat e para. Sipas tyre, vonesat bënë që situata të dilte tërësisht nga kontrolli.
Ata nënvizojnë se kjo nuk është hera e parë që përballen me humbje të tilla të rënda nga zjarret, duke kërkuar reagim më institucional dhe masa konkrete për parandalimin e katastrofave të tilla që u shkatërrojnë mundin e viteve.