TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qyteti i Sarandës që prej orës 21:30 mbrëmjen e sotme është ‘zhytur’ në errësirë.
Në gjithë shëtitoren kryesore të qytetit, si dhe në bizneset rrotull, mungon energjia elektrike.
Burime nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëjnë me dije se shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë ngarkesa e madhe në rrjet, ç'ka ka çuar në rënien e një prej tre fidrave të linjës.
Mungesa e energjisë elektrike vjen në një kohë që Saranda është e mbipopulluar nga turistët, ç'ka mund të shkaktojë edhe pakënaqësi te vizitorët.