TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Haluci ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në bjeshkët e Tropojës, ku ndodhej me familjen për pushime.
Gazetari dhe shkrimtari Mitro Çela ka sjellë në vëmendje një histori të pazakontë nga jeta e Halucit, të cilën e kishte rrëfyer vite më parë në një ese.
Sipas rrëfimit të Çelës, Skënder Haluci u arrestua në Tropojë, nën akuzën se kishte planifikuar të vriste ish-presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alinë.
Çela tregon se pas gjyqit, Haluci u dënua fillimisht me pushkatim. Për dy ditë, ai qëndroi me skafandër në kokë, ndërsa pritej vendimi përfundimtar.
Më pas erdhi falja e dënimit. Në vend të ekzekutimit, Halucit iu dha një dënim prej 25 vitesh burgim.
Gjatë kohës që ndodhej në burgun e Burrelit, ai përjetoi edhe një tjetër dhimbje të madhe familjare, pasi i vdiq babai, vetëm 46 vjeç.
Pas daljes nga burgu, Haluci u rikthye në jetën shoqërore dhe më vonë u bë gjyqtar.
Por historia e tij do të merrte një kthesë të jashtëzakonshme në vitin 1997.
Në atë periudhë, ish-presidenti Ramiz Alia u përball me drejtësinë dhe, përmes shortit, Skënder Haluci u përfshi në trupin gjykues që do të shqyrtonte çështjen e tij.
Sipas rrëfimit të Mitro Çelës, Haluci vendosi të japë dorëheqjen nga trupi gjykues.
Postimi i Mitro Çelës:
-Sot ndërroi jetë Skënder Haluci. Vite më parë kam botuar një esse. Ishte mik i mirë-
Viti 1983.
Në Tropojë u arrestua Skënder Haluci. Akuza? Donte të vriste Ramiz Alinë.
Gjyq. Vendimi?
Pushkatim.
Dy ditë me skafandër në kokë. Pritej firma e Presidentit Alia…
Erdhi “fermani”: Falje.
Dënim. 25 vjet burg!
Skënderit në burgun e Burrelit i kishte vdekur edhe babai: – 46 vjeç.
Skënder Haluci doli nga burgu.
U bë gjyqtar.
Viti 1997. Ish Presidenti Alia në gjyq.
U hodhën goglat. Në trup gjykues edhe Skënderi.
…Dha dorëheqje.
-Nuk mund të gjykoj njeriun që më fali jetën!-Tha Skënderi