TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria mund të arrijë objektivin për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2027. Kështu deklaroi Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit 2026 në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
Duke vlerësuar përparimin e Shqipërisë në reforma, Kos theksoi se liria e medias dhe pavarësia e gjyqësorit mbeten sfida kryesore.
“Sa i përket Shqipërisë, ritmi i reformave ka ecur. Janë bërë përparime në reforma. Shqipëria ka ecur sa i përket katër kapitujve të fundit dhe është duke punuar për të mbyllur edhe kapitullin paraardhës.
Po punohet për të mbyllur edhe kapitujt e tjerë. Shqipëria mund të arrijë objektivin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Liria e medias dhe pavarësia e gjyqësorit mbeten kryesore", thotë Kos.
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh në Parlamentin Europian se Shqipëria ka bërë një rrugë të mirë drejt integrimit në BE, duke mbyllur 4 kapituj deri tani, ndërsa tha se duhet të vijojë me mbylljen e kapitujve të tjerë deri në vitin 2027.
Ajo u shpreh se vendi ynë duhet të punojë më shumë në çështjet që lidhen me drejtësinë dhe mjedisin, të cilat, sipas saj, shërbejnë edhe për vetë popullin dhe jo vetëm për rrugën drejt BE-së.
“Ritmi me të cilin Shqipëria po zbaton reformat e BE-së është një tregues i angazhimit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Është shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe. Këtë vit u arrit një etapë e rëndësishme me përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin e parë, atë të Themeloreve.
Që prej asaj kohe, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për përmbushjen e kritereve përmbyllëse për kapituj të tjerë. Në të njëjtën kohë, do të na duhet të shohim një vijimësi të përqendrimit te përparimi në fushat kyçe. Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.
Në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë sundimi i ligjit, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore. Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi. Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ajo.
Pjesë nga Progres-raporti
Shqipëria ka shënuar përparim në procesin e integrimit europian, duke hapur grupkapitullin e fundit të negociatave, përmbushur standardet ndërmjetëse të grupkapitullit të parë dhe mbyllur përkohësisht katër kapituj.
Megjithatë, Komisioni Europian evidenton një sërë problematikash që kërkojnë ndërhyrje, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias, funksionimin e institucioneve dhe konkurrueshmërinë ekonomike.
Raporti u lexua sot nga komisionerja Marta Kos.
Ajo u shpreh se vendi ynë duhet të punojë më shumë në çështjet që lidhen me drejtësinë dhe mjedisin, të cilat, sipas saj, shërbejnë edhe për vetë popullin dhe jo vetëm për rrugën drejt BE-së.
“Ritmi me të cilin Shqipëria po zbaton reformat e BE-së është një tregues i angazhimit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe. Këtë vit u arrit një etapë e rëndësishme me përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin e parë, atë të Themeloreve. Që prej asaj kohe, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për përmbushjen e kritereve përmbyllëse për kapituj të tjerë. Në të njëjtën kohë, do të na duhet të shohim një vijimësi të përqendrimit te përparimi në fushat kyçe. Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë sundimi i ligjit, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore. Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi. Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ajo mes të tjerash.
Progres-Raporti
Në progres-raportin për vitin 2026, Komisioni vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE dhe objektivin për mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave deri në fund të vitit 2027. Por Brukseli thekson se ky proces kërkon përshpejtim të reformave dhe rezultate konkrete në zbatimin e tyre.
Në fushën e demokracisë, raporti kërkon një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2027, duke evidentuar se disa rekomandime të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias vijojnë të mos jenë adresuar. Shqetësim mbetet edhe mungesa e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe efektiviteti i pjesshëm i Kuvendit në kontrollin e ekzekutivit.
Në reformën në drejtësi, Shqipëria vlerësohet se ka shënuar progres të mirë. Komisioni evidenton përfundimin e procesit të vettingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, por thekson se sistemi vijon të përballet me mungesë burimesh njerëzore, vonesa në shqyrtimin e çështjeve dhe ndërhyrje të papërshtatshme politike.
Një vlerësim pozitiv merr edhe puna e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, Komisioni kërkon më shumë hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht për çështjet e profilit të lartë.
“SPAK ka vijuar të dëshmojë pavarësi dhe të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, duke shënuar përparim konkret drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh. Megjithatë, korrupsioni mbetet një sfidë reale”, thekson Komisioni Europian.
Sa i përket të drejtave themelore, raporti kërkon më shumë rezultate për të drejtën e pronës, mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe përmirësimin e kushteve në burgje. Një tjetër kërkesë është përfundimi i regjistrimit fillestar të pronave dhe digjitalizimi i hartave kadastrale.
Në luftën kundër krimit të organizuar, Shqipëria vlerësohet për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e përdorimit të hetimeve financiare dhe rezultatet e para në sekuestrimin e pasurive kriminale. Megjithatë, Komisioni kërkon më shumë dënime përfundimtare për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe forcimin e prokurorive në nivel lokal.
Progres-raporti 2026/ KE: Shqipëria në linjë me politikën e jashtme të BE-së
Shqipëria vijon të dëshmojë përputhje të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, ndërsa ka forcuar angazhimin në misionet ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes
Sipas raportit, Shqipëria ka vijuar të përafrojë qëndrimet dhe politikat e saj me ato të BE-së, ndërsa një vlerësim pozitiv jepet edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë në nismat ndërkombëtare për mbështetjen e Ukrainës. Raporti evidenton gjithashtu se Shqipëria do të presë samitin e ardhshëm të NATO-s.
“Shqipëria ka vijuar të jetë plotësisht e përafruar me qëndrimet e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Europian dhe vendimet e Këshillit për masat kufizuese. Shqipëria vijoi pjesëmarrjen në misionet dhe operacionet e BE-së për menaxhimin e krizave në kuadër të Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Përveç EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëria tashmë kontribuon edhe në operacionin EUNAVFOR ASPIDES për sigurinë detare në Detin e Kuq, Oqeanin Indian dhe Gjirin Persik”, thuhet në raport.
Hapat që duhet të kryejë vendi ynë për të arritur 2027:
1. Përmbushja e kritereve të mbetura përmbyllëse “closing benchmarks”, me grupin e themelorëve që mbyllet i fundit.
2. Vazhdimi i reformës në drejtësi dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
3. Sigurimi i dialogut gjithëpërfshirës me opozitën dhe shoqërinë civile dhe pjesëmarrjes së gjerë në reforma.
4. Përshpejtimi i reformave në mjedis dhe fusha të tjera të pazgjidhura të politikave.
5. Fillimi i përgatitjeve vitin e ardhshëm për Traktatin e Anëtarësimit dhe paketën financiare, në varësi të progresit të mëtejshëm.
Shqipëria në fund të vitit të ardhshëm mund të arrijë në fazën ku ndodhet Mali i Zi sot.
SHQIPËRIA
Sa i përket Shqipërisë, të gjithë kapitujt janë hapur dhe katër kapitujt e parë janë mbyllur tashmë përkohësisht, pas miratimit të raportit IBAR në qershor. Është shënuar përparim i konsiderueshëm në reformat që lidhen me BE.
Por, duke kaluar te hapat e ardhshëm, kriteret përmbyllëse duhet të përmbushen në shumicën e fushave, përfshirë në mënyrë kritike edhe fushën e çështjeve themelore. Një nga mesazhet e rëndësishme të këtij raporti është domosdoshmëria e vazhdimit dhe konsolidimit të reformës në drejtësi, si dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, në dritën e zhvillimeve në vend që prej verës, theksojmë se është i nevojshëm një dialog gjithëpërfshirës dhe konstruktiv me shoqërinë civile, si dhe me opozitën.
Ka gjithashtu reforma të rëndësishme që duhen ndërmarrë në fushën e mjedisit dhe në fusha të tjera ku ende ka çështje të pazgjidhura.
Kemi qenë shumë të qartë, veçanërisht në lidhje me disa projekte ndërtimi, të cilat duhet të respektojnë legjislacionin e BE-së gjë që deri më tani nuk është bërë. Rekomandojmë që reformat të përshpejtohen. Ka gjithashtu çështje që lidhen me prokurimet publike, të cilat duhet t'i shqyrtojmë. Por, në thelb, ne i shohim reformat në tërësi, si në aspektin e përputhshmërisë me germën e ligjit, ashtu edhe në zbatimin e tij në praktikë. Në këtë raport jemi shumë të qartë për atë që duhet të ndodhë në këtë drejtim dhe, natyrisht, kjo do të ketë më pas pasoja edhe për projekte konkrete në vend.
Më pas, vitin e ardhshëm, sipas udhërrëfyesit nëse Shqipëria i përmbush të gjitha këto detyrime dhe dëshmon përparim në bazë të meritës, ne do të propozonim nisjen e punës për Traktatin e Anëtarësimit. Gjithashtu, mund të paraqitej edhe paketa financiare për Shqipërinë, ashtu siç bëmë këtë vit për Malin e Zi.
PËRFITIMET E INTEGRIMIT GRADUAL PËRPARA ANËTARËSIMIT
Ne synojmë ta çojmë këtë proces përpara përmes dialogëve me partnerët e zgjerimit, të cilët planifikojmë t'i nisim në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se kjo ofertë nuk vjen pa kushte. Ajo mbetet e bazuar në meritë, kushtëzohet nga përmbushja e kritereve dhe është një process i kthyeshëm. Ajo që presim nga partnerët tanë është përafrimi gradual me rregullat e BE dhe prioritetet strategjike. Pra, nuk bëhet fjalë për një proces të veçantë dhe as për një alternativë ndaj zgjerimit. Përkundrazi, ai është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit, i cili i përgatit këto vende në një fazë më të hershme, pasi ato duhet të zbatojnë legjislacionin e BE-së në fushat përkatëse
SHQIPËRIA SITUATA AKTUALE
- Hapi të gjitha grupet negociuese në pak më shumë se një vit.
- Përmbushi kriteret e ndërmjetme mbi bazat dhe mbylli përkohësisht katër kapitujt e parë.
- Bëri përparim të konsiderueshëm në reformat e BE-së, duke përfshirë sundimin e ligjit, qeverisjen ekonomike, transformimin dixhital, energjinë, arsimin dhe politikën e jashtme.Hapat e mëtejshëm
HAPAT QË DUHET TË PLOTESOJË SHQIPËRIA:
- Përmbushja e kritereve të mbetura përmbyllëse “closing benchmarks”, me grupin e themelorëve që mbyllet i fundit.
- Vazhdimi i reformës në drejtësi dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
- Sigurimi i dialogut gjithëpërfshirës me opozitën shoqërinë civile dhe pjesëmarrjes së gjerë në reforma.
- Përshpejtimi i reformave në mjedis dhe fusha të tjera të pazgjidhura të politikave.
- Fillimi i përgatitjeve vitin e ardhshëm për Traktatin e Anëtarësimit dhe paketën financiare, në varësi të progresit të mëtejshëm.