AKTUALITET, 13 August 2026, 19:59

Sot protesta e 75/ Nis marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga Sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 75-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë lënë sheshin dhe po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa mbajnë flamuj dhe pankarta dhe përsërisin thirrjet kundër qeverisë.

Marshimi pritet të vijojë drejt selisë së Kryeministrisë, ku protestuesit do të zhvillojnë pjesën tjetër të tubimit.