TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një mjet lundrues Jet Ski ka hyrë brenda perimetrit të sigurisë në Ksamil, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në det.
Pas pas konstatimit të ngjarjes gjatë patrullimit, Policia ka bllokuar mjetin lundrues dhe ka gjobitur me 500 mijë lekë të rinj pronarin e Jet Ski-së.
Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimit të Policisë në vendin e quajtur ‘Tre Ishujt’, ndërkohë ‘Blutë’ u kanë bërë apel përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë pushuesit.
Njoftimi i Policisë:
Ksamil/ Monitorim i pandërprerë i Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për garantimin e perimetrit të sigurisë
Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues (Jet Ski), duke rrezikuar jetën e pushuesve. Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues dhe ndëshkon pronarin me masë administrative 500 000 lekë të rinj.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.
Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ksamilit, në vendin e quajtur “Tre Ishujt”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues Jet Ski, i cili ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.
Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa pronari i tij, shtetasi A. P., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj.
Policia e Shtetit apelon sërish ndaj përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit.