AKTUALITET, 19 October 2026, 19:39

Ndjekje si skena filmash/ Policia me 'taktikë' te Medreseja, u zë pritë protestuesve, dhunohet i riu

Ndjekje si skena filmash/ Policia me 'taktikë' te Medreseja, u

Ndjekje si në skena filmash/ Policia përdor taktikat e pritës te Medreseja, protestuesi dhunohet
Tensione të forta janë shënuar pak minuta më parë në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Policia ka ndërmarrë një aksion për ndjekjen këmbë më këmbë të protestuesve, duke tentuar t’i shoqërojë ata.

Sipas raportimeve, efektivët kanë përdorur taktika të kapjes në befasi nëpër rrugicat e zonës së Medresesë, ku dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Në pamjet e publikuara shihet një prej protestuesve, i cili dyshohet se është dhunuar nga efektivët e policisë dhe më pas është lënë në trotuar.