TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një protestues ka zgjedhur të protestojë në një mënyrë të veçantë para Kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamjet nga protesta, qytetari ka hedhur dollarë në drejtim të forcave të policisë, të cilat janë të rreshtuara para godinës së Kryeministrisë.
Hedhja e kartëmonedhave duket se është një formë kundërshtimi ndaj premtimit të kryeministrit Edi Rama për një shpërblim prej 2,500 eurosh për efektivët e policisë të angazhuar në vijën e parë gjatë protestave.
Përmes këtij veprimi, qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj premtimit për shpërblimin financiar të efektivëve, ndërsa protesta para Kryeministrisë vijon të shoqërohet me forma të ndryshme të shprehjes së pakënaqësisë.
Ndërkohë, një tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen është qëndrimi i një protestueseje, e cila është pozicionuar në rresht me efektivët e forcave të rendit.
Ndryshe nga disa protestuese të tjera, të cilat janë shprehur me tone të ashpra ndaj policisë, ajo ka zgjedhur të qëndrojë në rresht me efektivët e pozicionuar para Kryeministrisë.




