AKTUALITET, 19 October 2026, 19:23

Shehaj nga protesta: Policia sulmoi edhe marshimin paqësor. Por Rama nuk e ndal dot rininë! 

Shehaj nga protesta: Policia sulmoi edhe marshimin paqësor. Por Rama nuk e

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku sipas tij, një marshim paqësor është shpërndarë pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe sprajit nga forcat e rendit.

Në një deklaratë nga protesta, Shehaj akuzoi qeverinë se po përpiqet të ndalojë çdo formë proteste, përfshirë edhe ato paqësore. 

 

“Marshimi filloi në mënyrë absolutisht paqësore. Policia ndërhyri, hodhi gaz, spraj lotsjellës dhe tani gjithë protestuesit janë shpërndarë. Këta duan të ndalin çdo lloj proteste. Edhe protestat paqësore”, deklaroi Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia theksoi se ndërhyrjet e policisë nuk do të arrijnë të ndalin të rinjtë që kërkojnë ndryshim në Shqipëri, ndërsa përsëriti thirrjen për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Sepse duan të ndalin rininë, duan të ndalin të ardhmen. Duan të ndalin ndryshimin. Por nuk kanë për t’ia dalë. Nuk ndalet rinia! Nuk ka asnjë shans. Edi Rama duhet të largohet!”, u shpreh Shehaj.

Deklarata e plotë e Agron Shehajt:

“Marshimi filloi në mënyrë absolutisht paqësore. Policia ndërhyri, hodhi gaz, spraj lotsjellës dhe tani gjithë protestuesit janë shpërndarë. Këta duan të ndalin çdo lloj proteste. Edhe protestat paqësore. Sepse duan të ndalin rininë, duan të ndalin të ardhmen. Duan të ndalin ndryshimin. Por nuk kanë për t’ia dalë. Nuk ndalet rinia! Nuk ka asnjë shans. Edi Rama duhet të largohet!”