TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e shtatë radhazi, ndërsa studentët dhe qytetarët vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë, duke këmbëngulur në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Prania e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shtuar gradualisht, teksa qytetarët janë rikthyer në shesh pas përplasjeve të regjistruara gjatë paradites.
Pavarësisht tensioneve, protestuesit kanë vendosur të vijojnë qëndrimin e tyre para godinës së Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së tij.
Protestuesit shprehen të vendosur për të vazhduar revoltën, ndërsa tubimi para Kryeministrisë vijon edhe në ditën e shtatë të protestave.





