TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar edhe këtë të hënë në Tiranë, ku tubimi është shoqëruar me tensione.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe kokteje molotovë në drejtim të efektivëve të policisë. Forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës, si dhe ujë me kimikate, në përpjekje për të shpërndarë turmën.
Situata është tensionuar më tej në zonën e Piacës, ku protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave, të cilët, sipas pamjeve nga terreni, janë përdorur si pengesa në rrugë për të vështirësuar lëvizjen e forcave të policisë drejt zonës ku ndodhen protestuesit.
Ndërkohë, studentët dhe qytetarë të moshave të ndryshme vijojnë protestën në kryeqytet, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.