TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këtë të hënë janë ngritur disa çadra për ofrimin e ndihmës së parë për punonjësit e policisë të lënduar gjatë protestave studentore. Çadrat janë vendosur pas godinës së Kryeministrisë.
Siç shihet edhe në pamjet nga vendngjarja, çadrat janë pajisur me tavolina brenda, të cilat shërbejnë për dhënien e ndihmës së parë.
Dhjetëra efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit, të cilët kanë hedhur sende të forta në drejtim të tyre.
Ndërkohë, protesta e sotme, e cila po zhvillohet për të shtatën ditë radhazi, deri në këto momente vijon në një situatë të qetë.