TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar pesë persona, mes tyre edhe një të mitur 16-vjeçar, të dyshuar për dëmtimin me sende të forta të dyerve dhe dritareve të godinës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme.
Ndërkohë, 15 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Ardit Plaku, 37 vjeç, Sebastian Rizvani, 32 vjeç, Lefter Deda, 20 vjeç, Pashk Paluca, 24 vjeç, si dhe një i mitur 16-vjeçar.
Gjatë kontrollit fizik të të miturit, efektivët e policisë kanë gjetur lëndë piroteknike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe 23-vjeçari Orges Male, i cili u kap duke u shitur protestuesve 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike.
Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën 239 dronë, 75 llastiqe gjuetie, një sasi e konsiderueshme sferash metalike dhe 44 celularë.
Gjithashtu, atij iu sekuestruan dryna elektronikë me GPS, syze me videoregjistrues, 7 pajisje Bluetooth për automjete dhe 8 çanta me hapje përmes gjurmëve të gishtave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë.
Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.
Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.
16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike.
Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.