TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se përdorimi i plumbave të gomës nga policia në protestë, është mjaft problematik dhe mund të marrë jetë, ndaj apeloi që të ndalet si praktikë.
Kujtojmë se ditën e sotme një qytear u godit me plumb gome në bark dhe iu desh t'i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.
"Përdorimi i plumbave të gomës, edhe në 21 janar nuk janë përdorur. Është shumë problematik, pasi në distancë të afërt të merr jetën. Në Kosovë u vranë militatët e Vetëvendosjes. Përdorimi i plumbit të gomës është shumë problematik, sidomos kur ke të bësh me mosha të reja. Nëse godet në kokë në distancë të afërt i merr jetën.
Në të gjithë zhvillimet deri tani nuk ka qenë e domosdoshme dhe as e nevojshme përdorimi i plumbit të gomës. Uroj që në këtë rast të mos jetë rast fatkeq.
E vetmja gjë që shoh në aspekt pozitiv është fakti që nuk kemi patur humbje jetësh njerëzore.
Po të ishin këto forcat e errëta të planetit do ta kishin përdorur ndonjë armë ata të Ayatollahut dhe Putinit...
I bëj si apel Policisë së Shtetit, të jenë të kujdesshëm. Shumë nga plagosjet e protestuesve kanë ardhur për shkak të armëve të kalibrit 12 mm, kanë një lloj gazi me efekt shumë të fortë. Nëse të kap në kokë të rrezikon jetën. Edhe ajo armë. Kur përdor shi-hedhësin, nuk ka nevojë për atë. Është për raste dhe zona të kufizuara.
Për rastin e sotëm, është goditur me plumb gome në bark. Me standard ato përdoren në pjesën e kofshëve dhe poshtë. Nëse i përdor në mes dhe lart... Uroj që në rastin konkret të mos ketë depërtuar në organet jetësore", tha Hoxha.