TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar protestën studentore në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se kërkesa kryesore është për reformë zgjedhore kundër partive të mëdha dhe kundër establishmentit politik.
“Protesta është kundër të gjithë establishmentit. Me të gjithë kërkesat që ka, lexohet qartë se janë kundër të gjithë partive. Kërkesa për reformë zgjedhore që të mos favorizojë dy partitë e mëdha përshembull. Nuk ka një grupim aty trushpëlarësh që kërkon të barazojë Berishën me Ramën, është protestë kundër establishmentit. Qëndrimi ndaj PD është qëndrim jo miqësor, jo dashamirës. Pamë një incident të një deputeti të PD, që për pak u godit. Mendoj se kjo është logjike, dalja kundër tranzicionit pafund është thelbi i protestës dhe arsyeja pse protesta është e dashur nga publiku”- tha Abilekaj.