TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Redmond Gruda, i cili akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij ka dalë sot para gjyqit.
Prokuroria kërkon dënimin me burg për Grudën, i cili masakroi me thikë gjyshen e tij Floreta Shkurit.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 në Durrës.
HETIMI
Nga hetimet dyshohet se ai ka qenë i pavetëdijshëm për efekt se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ai ka qëlluar mbi 13 herë me thikë gjyshen, duke e lënë të vdekur në vend.
Dinamika e krimit është zhvilluar në dhomën e saj të gjumit, i riu e masakroi me thikë 81-vjeçaren. E moshuara u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, ndërsa kishte plagë në kokë, qafë, krahë dhe duar, të shkaktuara me mjet prerës (thikë).
Ndërsa në tualet u gjeten rrobat, një çantë, si dhe një thikë e këputur, që dyshohet të jetë arma e krimit. Sipas hetimeve, Gruda ka tentuar të fshehë krimin.
Pas krimit ai ka lajmëruar Policinë rreth dy orë më vonë. Gruda ka tentuar të zhdukë kufomën, por nuk ka pasur mundësi. Ai rreth këtyre dy orëve ka bërë gjithçka që të fshinte provat nga skena e krimit.
Lau rrobat që i kishte bërë me gjak, copëtoi thikën dhe gënjeu në polici duke thënë se kishte gjetur derën hapur kur kishte mbërritur në shtëpi, duke lënë të kuptohet se krimin e kishin kryer persona të tjerë.
Vetëm pasi përdorëm metodat speciale të hetimit, rreth dhjetë orë më pas, ai pranoi se kishte kryer krimin.
AUTORI
Pavarësisht se vetëm 21- vjeç, Gruda është një personazh i njohur për Policinë në Durrës, pasi është person me precedentë të mëparshëm penalë.
Mësohet se Redmond Gruda është dënuar edhe dy herë të tjera për plagosje, herën e parë kur ishte vetëm 11 vjeç. Gruda ka pranuar se është autori i vrasjes së gjyshes se tij dhe ka prova të mjaftueshme që e vetëtojnë ketë.