TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse mendoni se nuk keni fat atëherë ky lojtarë do t’ju bëjë të mendoheni dy herë.
El Kabir luan në kampionatin turk me skuadrën e Rizespor këtë të dielë do ta mbajë mend gjatë pasi për të ka qenë një “ferr” i vërtetë.
Skuadra e tij luante kundër Sivasspor dhe në prag të ndeshjes ata u nisën për në stadium pasi përfunduan seancën e fundit stërvitore. El Kabir u harrua prapa në kampin stërvitor duke e humbur fillimin e ndeshjes.
Ai merr një taksi dhe niset për në stadium. Por duke mos qenë sëbashku me ekipin ai u ndalua të hynte brenda nga rojet e sigurimit.
Pasi bisedon me menaxherin e vet ai më në fund arrin të futet dhe bëhet gati të aktivizohet në lojë.
Por entuziazmi i tij nuk zgjati shumë sepse vetëm 14 minuta pasi kishte startuar ai pëson një dëmtim duke thyer këmbën e djathtë, dëmtim që do ta lërë të paktën gjashtë muaj jashtë fushave. Për një futbollist nuk ka një makth më të frikshëm se ky.
El Kabir do të humbasë pjesën më të madhe të sezonit por ai mund të ngushëllohet me faktin se skuadra e tij fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme.