AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 09:13

Ambasada amerikane nxjerr videon: Ja si BKH do të hetojë korrupsionin në nivelet më të larta

Ambasada amerikane nxjerr videon: Ja si BKH do të hetojë korrupsionin


Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar sot një video informuese se si Byroja Kombëtare e Hetimit, ose BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta.

Sipas ambasadës kjo strukturë shumë e rëndësishme është e ngjashme me FBI amerikane dhe do të ketë në shënjestër për hetim zyrtarët e lartë në vend.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK).

Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH?

Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit