TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet një 41 vjeçar në Librazhd pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas në banesë, për të cilën gjykata kishte lëshuar edhe Urdhrin e Mbrojtjes.
Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin A.R., 41 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.
“Ai në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke shkelur edhe Urdhrin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan”- njofton policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:
• A.R., 41 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke shkelur edhe urdhrin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.