TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një banesë përdhese në qendër të qytetit të Lushnjës është shkrumbuar nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset, të cilat kanë arritur të izolojnë flakët dhe të ulin rrezikun për përhapjen e tyre në banesat e tjera ngjitur.
Banesa e djegur është pranë ish-shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjës, ndërsa brenda saj nuk kishte asnjë person.
Në momentin e djegies së banesës nuk kishte njeri brenda, pasi pronarët janë ndarë nga jeta dhe aty shkonte çdo javë vajza e tyre për të pastruar.
Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit po hetojnë për shkaqet e zjarrit.
Nga ana e tyre, banorët dhe vetë zjarrfikësit ankohen për mungesë të rrugëve nëpër lagjet e qytetit të Lushnjës.
